Arrestohet punëtori teknik i shkollës “Hysni Zajmi” në Istog, dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse

15:37 | 26 Prill 2023
A Z

Një nxënëse e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë të Istogut dyshohet të jetë ngacmuar seksualisht nga një punëtor teknik i kësaj shkolle.

Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info Fadil Gashi, zëdhënësi për media në rajonin e Pejës.

Gashi tha se personi i dyshuar është arrestuar.

“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë komuna Istogut, policia është njoftuar për një rast. Për momentin dyshohet të jetë shqetësuar seksualisht një nxënëse e asaj e shkolle nga një punëtor i stafit teknik i asaj shkolle. Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin”, tha zëdhënësi i policisë./Arbresh.info/