Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me delegacionin senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë , shkruan Arbresh.info.
“Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan.”, ka shkruar ajo.
“Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih. Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja.”, shtoi Osmani./Arbresh.info/
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...