Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga data 16 mars do të fillojë procesi i aplikimeve për lejeqëndrim dhe lajmërimin e adresës për qytetarët, pas përfundimit të periudhës informuese. Ky veprim vjen pas deklarimeve të Kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesit special të BE-së, Peter Sorensen, më 14 mars.
Në një komunikatë për media, MPB njofton se gjatë një periudhe tre mujore do të mundësohet regjistrimi i fakteve të lindjes, martesës dhe vdekjes që janë regjistruar deri më 15 mars 2026 në institucionet jolegale serbe, me qëllim integrimin e tyre në Regjistrin Civil të Kosovës.
Ministria do të njohë përkohësisht kartat e identitetit të lëshuara nga strukturat jolegale serbe, vetëm për qëllime identifikimi dhe në përputhje me ligjin në fuqi. MPB, në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe Policinë e Kosovës, do të ofrojë të gjitha udhëzimet e nevojshme për qytetarët e prekur nga këto vendime.
Po ashtu, Ministria thekson se aplikimi individual për lejeqëndrim të përkohshëm do të bëhet pas pranimit të listave të punëtorëve nga sektori i shëndetësisë dhe arsimit në komunat përkatëse. MPB nënvizon se të gjitha veprimet institucionale synojnë të garantojnë zbatim të rregullt dhe të koordinuar të ligjeve, me qasje në shërbime dhe siguri juridike për qytetarët, në përputhje me standardet evropiane.
Ministria kujton se çdo shtetas i huaj ka obligim ligjor të deklarojë adresën brenda tre ditëve nga hyrja në Kosovë, duke përdorur aplikacionin e Policisë së Kosovës për Android, iOS, ueb, ose duke shkuar në stacionin më të afërt policor. MPB premton publikim të udhëzimeve shtesë dhe informacion përmes Zyrës për Informim.
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...