Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrin Arsim Ademi, vizituan sot rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku u mirëpritën nga rektori Arben Hajrullahu.
Në takim u diskutua për mundësitë e avancimit të degëve të studimit, me synim që Universiteti i Prishtinës të tërheqë edhe më shumë studentë në vitet e ardhshme. Po ashtu, u diskutua për nevojat dhe planet për investimet në infrastrukturë dhe modernizimin e programeve studimore, si dhe për sfidat e ndryshme me të cilat po përballet universiteti publik.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se qeveria është përherë e gatshme të ofrojë mbështetje të plotë institucionale për adresimin e nevojave dhe sfidave të UP-së, duke e konsideruar Universitetin e Prishtinës si themel të arsimit të lartë dhe zhvillimit shoqëror në vend.
Ministrja në detyrë Arbërie Nagavci theksoi rëndësinë e rritjes së vazhdueshme të cilësisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, teksa siguroi se MAShTI do të jetë partner i përhershëm i universitetit në përmirësimin e kushteve për studentët dhe stafin akademik.
Takimi u mbajt dy javë para fillimit të vitit të ri akademik dhe u vlerësua si bashkëbisedim i rëndësishëm drejt përgatitjeve për këtë vitit të ri akademik./Arbresh.info/
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt