Kryetari i Zubin Potokut kërcënohet sërish përmes rrjeteve sociale

09:47 | 3 Shkurt 2025
E.G

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.

Zeqiri tha se kjo po ndodh për herën e katërt, nga një individ, i cili ai e cilëson si një kriminel.

Sipas tij, ky individ është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe ka bërë kërcënime serioze me vrasje, duke ofenduar gjithashtu heronjtë dhe figurat historike të popullit shqiptar.

Ai theksoi se ky person, është një frikacak, nuk ka guxim të përballet me të në realitet dhe ka zgjedhur rrjetet sociale për të realizuar këto kërcënime dhe fyerje.

“NJOFTIM Kërcênohem pērmes rrjeteve sociale nga i njejti kriminel për her të katert. Ky qyqar (KUKAVIC) i MUP-it të Serbis më kērcēnon me vrasje dhe mi ofendon Herojt dhe figurat historike të Popullit Shqiptar.
Ky frikacak i ndyrë nuk ka guxim të përballet me mua por më kërcēnon përmes rrjeteve sociale.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/