Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, vizitoi ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Dragan Krapoviç, dhe shefin e mbrojtjes, Gjeneral Brigade Miodrag Vuksanoviç, në ministrinë e Mbrojtjes në Podgoricë.
KFOR0-i përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, bëri të ditur se gjatë takimit, u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në rajon.
“Gjenerali Barduani i shprehu Ministrit dhe Shefit të Mbrojtjes mirënjohjen e tij të thellë për bashkëpunimin e frytshëm me Malin e Zi dhe vlerësimin e tij të përzemërt për profesionalizmin dhe kontributin e vlefshëm të kontingjentit malazez në KFOR”, shkruhet ndër tjerash në postimin e tyre. /Klankosova.tv
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë pas bisedës me Konjufcën: Ko...
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...
Rooney jep deklaratën e papritur për Neymarin
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram