Në Mitrovicë Veriore janë gjetur mbetje eshtërore të cilat dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit, mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme.
“PERSON I ZHDUKUR Mitrovicë Veri / 1998-1999. Njësitet policore të DHKL-së në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku një familje gjatë hapjes-gërmimit të një varri për një familjar të tyre, ka hasur në një batanije me mbetje eshtërore të cilat dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër