Deputetët e Kuvendit të Kosovës nesër mblidhen për të 25-ën herë për të zgjedhur kryetarin e kuvendit dhe për të konstituuar legjislaturën e nëntë.
Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, insiston në kandidaturën e Albulena Haxhiut për postin e kryetares së Kuvendit, ndonëse nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave në asnjërën nga 24 tentativat e mëparshme.
Vetëvendosje insiston që votimi të zhvillohet në mënyrë të fshehtë – një kërkesë që ka hasur në kundërshtim të ashpër nga partitë tjera, të cilat kanë bojkotuar procesin, duke e konsideruar këtë procedurë në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe praktikën parlamentare./Arbresh.info/
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...