Avokati i Popullit, Naim Qelaj shpreh keqardhjen për humbjen tragjike të jetëve të tre fëmijëve si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër e të braktisur.
Qelaj bën thirrje autoriteteve të hetojnë me urgjencë shkaqet e kësaj fatkeqësie dhe të marrin masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, shkruan Arbresh.info.
Në postimin e Institucionit të Avokatit të Popullit thuhet se është e domosdoshme që të punohet në parandalim që tragjedi të tilla të mos përsëriten.
“Siguria e qytetarëve, dhe sidomos e fëmijëve, duhet të jetë prioritet absolut!”, thuhet në njoftim.
“Në këtë moment dhimbjeje solidarizohemi me ta dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë