Dy persona janë arrestuar në dy raste të ndara sot në Shtime për posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas njoftimit, në rastin e parë, policia ka pranuar informatën se një 26-vjeçar, në fshatin Godanc, posedonte një armë gjuetie pa leje, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, në rastin tjetër se një 17 vjeçar posedonte një pistoletë.
“Më datë 27.02.2025, rreth orës 10:00, policia në Shtime ka pranuar informatën se një person, 26-vjeçar, në fshatin Godanc, posedon një armë gjuetie pa leje. Ndërsa, rreth orës 16:10, policia ka pranuar informatën tjetër, se në rrugën ” Komandant Kumanova” një person, 17 vjeç, posedonte një armë zjarri (pistoletë).”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastet, policia bën të ditur se të dyshuarit i kanë shoqëruar në stacionin e policisë dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, armët janë sekuestruar dhe ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...