Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 65.065 raste nga 274.160 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.553 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 311 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.655 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.857.
IKSHPK fton qytetarët të respektojnë masat antiCOVID-19.
Ndryshe, Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 375 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19. /Arbresh.info/
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë