Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, 65 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me COVID-19.
Sipas një njoftimi , sa i përket gjendjes së pacientëve 52 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa dy pacientë janë shëruar.
Siç thuhet në njoftim, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 206 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, pacientë dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“Tri lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme dhe kanë lindur tri foshnje të gjinisë mashkullore. 275 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4.411 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...