Policia Kufitare e Kapshticës ka goditur një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në tentativë për të trafikuar drogën trafikantët shqiptarë kanë gjetur forma nga më të ndryshmet për fshehjen e saj.
Sipas informacioneve zyrtare, Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare të Kapshticës arrestuan në flagrancë 60-vjeçarin Qani Mançe, banues në Tiranë, drejtues i kamionit ku u zbuluan 71 kg kanabis.
Në orët e para të ditës së sotme 60-vjeçari u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin kamion të markës “Scania” me targa AA273DY dhe rimorkio me targë TR0148K.
Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Doganën, për verifikim në vijën e dytë.
Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e tavanit të rimorkios, mund të ishte fshehur lëndë narkotike.
Konkretisht në brendësi të tubave metalikë të cilët mbanin skeletin e mbulesës së rimorkios, u konstatuan 99 tuba të tjerë plastikë me ngjyrë portokalli.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë bërë peshimin e lëndës narkotike së bashku me tubat plastikë ku në total pesha e tyre rezultoi 71 kg.

Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë