Një 60-vjeçar me inicialet A.M, është gjetur i vdekur në një veturë në lagjen Ortakoll të Prizrenit.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Me datën 06.05.2022, rreth orës 17:40, Policia në Prizren ka pranuar një informatë nga ekipi i Urgjencës se në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’, në lagjen Ortakoll të Prizrenit, nje person në veturën e tipit ‘Skoda’ me targa vendore është pa shenja jete. Patrulla policore ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kontakuar me mjekun, i cili ka qenë në vend të ngjarjes. Ai ka konstaktuar vdekjen e personit në veturë.Viktima është A.M. (viti i lindjes 1962), me vendbanim në Prizren”, ka deklaruar Gashi.
Për rastin tashmë kanë nisur hetimet.
“Në vendngjarje ka dalë dhe njesiti i Krimteknikës, si dhe prokurori i shtetit. Me urdher të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtutjeshme ligjore.Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve rajonale në Prizren”, ka thënë Gashi
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...