Të hënën në Shqipëri do të nisë doza e tretë anti-Covid për të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç.
Në vendimet e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve u rekomanduar që për të gjithë të moshuarit mbi këtë moshë të marrin një dozë përforcuese të vaksinës anti-Covid.
Edhe të rinjtë mbi 16 vjeç do të mund të marrin vaksinën anti-Covid. Ndërsa fëmijët mbi 12 vjeç do i nënshtrohen vaksinimit me autorizimin e prindërve dhe vetëm nëse kanë probleme shëndetësore.
Deri tani është vaksinuar 35 % e popullsisë, ndërsa janë imunizuar plotësisht me të dyja dozat 31 % e popullsisë shqiptare. Aktualisht në Shqipëri po vaksinohet me vaksinat Pfizer, Astra Zeneca dhe Coronavac.
Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur mbi 2 milionë e 500 mijë vaksina anti-Covid. Vaksinimi është i hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç./tvklan/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...