Ministria e Drejtësisë ka dale me reagim zyrtar pas përfshirjes në zjarr të dy zyrave në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Në njoftim thuhet se zëvendësministri Sallahu ka dal në vendin e ngjarjes për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 08:00 në hapësirat e IML-së ka filluar një zjarr që ka përfshirë disa nga zyret e katit të dytë të objektit.
Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, ekipet e zjarrëfiksëve dhe policisë kanë shkuar në vend të ngjarjes.
Zëvendësministri Sallahu është duke qëndruar po ashtu atje, për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar.
Për zhvillimet e mëtutjshme do të informoheni me kohë./Arbresh.info/
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...