Përkundër thirrjes së BE-së, Kosova serish nuk tërhiqet dhe nuk i lejohet hyrja në Kosovë, drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Këtë e kanë konfirmuar për arbresh.info Ministria e Punëve të Jashtme.
Nga MPJ-ja kanë bërë të ditur se ky refuzim ka ndodhur për shkak se z. Petkoviq, duke shkelur marrëveshjet e lidhura, vizitat e tij të mëparshme në mënyrë të përsëritur i ka keqpërdorur për të nxitur përçarje në mes të komuniteteve dhe për të provokuar institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq, për të vizituar Kosovën në periudhën 23-25 nëntor 2021. Ky refuzim ka ndodhur për shkak se z. Petkoviq, duke shkelur marrëveshjet e lidhura, vizitat e tij të mëparshme në mënyrë të përsëritur i ka keqpërdorur për të nxitur përçarje në mes të komuniteteve dhe për të provokuar institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Më tej thuhet se, MPJD-ja është e gatshme të rishqyrtojë qëndrimet e saj dhe të aprovojë eventualisht vizitat në të ardhmen.
“MPJD-ja është e gatshme të rishqyrtojë qëndrimet e saj dhe të aprovojë eventualisht vizitat në të ardhmen, nëse z. Petkoviq tregon gatishmëri që të përmbahet nga gjuha nxitëse dhe provokuese në raport me qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të përgjigjes.
Kujtojmë se gjatë ditës zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë Petar Petkoviq është dashur të lejohet që të hyjë në Kosovë ditën e djeshme./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...