Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut Pahor.
Osmani tha se, ka koordinim të plotë mes institucioneve lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë.
“Unë jam deklaruar edhe më herët, është dakordim i përbashkët i të trija institucioneve, sepse ne koordinojmë çdo qëndrim me kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, dhe padia për gjenocid ka qenë ajo që kemi dakordim të plotë. Për secilin që i njeh masakrat që i ka kryer Serbia në Kosovë, qëllimi i forcave ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës së fundit ka qenë shfarosja, pra ky ka qenë qëllimi. Natyrshëm që përgjigja e jona dhe ekspertëve është se në Kosovë është kryer gjenocid. Përgatitja nënkupton se duhet të jetë tepër serioze, me hulumtime të thella dhe do të bashkëpunojmë me sicilin shtet që na ndihmon për të arritur drejtësi”, tha Osmani.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?