Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se dialogun me Serbinë e sheh si një mjet të rëndësishëm për stabilitet dhe zhvillimin e rajonit.
E kjo gatishmëri, sipas saj nuk është edhe nga ana e Serbisë, pasi që Serbia e ka për qëllim që të destabilizojë vendet e rajonit dhe Kosovën duke përdorur ide të shekullit të kaluar.
“E shoh dialogun me Serbinë si mjet të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit tonë. Kosova do të vazhdojë që të luajnë rol konstruktiv në këtë proces, duke ofruar propozime konkrete që mbrojnë interesat e vendit tonë. Nuk e shohim këtë gatishmëri tek Serbia. . Serbia ka pretendime të qarta territoriale ndaj Kosovës e këtë nuk e fsheh as në retorikë e as në veprime. Duke shërbyer si trampolinë e interesave ruse në rajon, Serbia e ka për qëllim që të destabilizojë shtetet e tjera të rajonit, përfshirë Kosovën duke përdorur logjikën e shekullit të kaluar”.
Osmani përjashtoi çdo marrëveshje me Serbinë që do të bëhej mbi ndarje të territorit në vija etnike.
Ajo tha se duhet refuzuar idetë e shekullit të kaluar, teksa tha se duhet të punojmë me ide të shekullit 21./arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...