Ngjarjet e ditës: 13 maj 2023
08:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power. Pas takimit, Osmani dhe Power do të deklarohen për medie. (Kabineti i Presidentes)
09:30
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, inspektojnë nisjen e fazës së dytë të punimeve për rikonstruktimin e rrugës “Nekibe Kelmendi”. (Te Pallati i Drejtësisë)
10:00
Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT) organizon Konferencën Studentore “Teknologjia e Informacionit, Inovacioni dhe Ekonomia”. Në hapje marrin pjesë Sokol Abazi – CIT; Getoar Mjeku – zv.ministër i Ekonomisë; Edmond Beqiri – UHZ, Dukagjin Leka – UKZ dhe Ubejd Osmani – CIT. (Hotel “Garden”, Prishtinë)
11:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përvjetorin e 24-të, në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit dhe në zbulimin e shtatores së Sali Shabanit. (Memoriali i Martirëve në Korishë, Prizren)
11:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetar ndaj këtyre institucioneve”. (Zyra e GLPS, Rr. “Rexhep Luci”, Prishtinë)
12:00
Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, mundëson falas për fëmijët shfaqjen “Pula klloçkë e abës loçkë”. (Teatri “Dodona në Prishtinë
12:00
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Gjilan)
13:00
Në kuadër të Konferencës Studentore “Teknologjia e Informacionit, Inovacioni dhe Ekonomia”, mbahet diskutimi me përfaqësues të bizneseve, me temën “Teknologjitë në zhvillim dhe ndikimi i tyre i mundshëm në ekonomi”. (Hotel “Garden”, Prishtinë)
14:00
Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane mbahet panel diskutimi me Dr. Alexandra Millner si pjesë e Polip – Festivalit të Letërsisë për të mësuar më shumë për “Grupin e Vjenës” dhe punën e tyre në historinë e letërsisë. (Polip – Festivali i Letërsisë në Prishtinë)
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...