Dy mjek të spitalit të Vushtrrisë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë arrestuar E.S., dhe A.L., dhe janë ndaluar për 48 orë.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarit”, thuhet në njoftim
Ndërsa prokuroria e Shtetit njofton se edhe I.Z., mjek në spitalin e Vushtrrisë, ka urdhër për arrestim në dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”.
“Njëherit, prokurori i Shtetit njofton opinionin se ka urdhëruar policinë që të arrestojë edhe të dyshuarin – mjek të spitalit në Vushtrri, me iniciale I.Z., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të lëshohet vendimi për ndalim prej 48 orësh, po ashtu edhe për këtë të dyshuar do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...