Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në moment të fundit e ka anuluar raportimin e planifikuar pranë Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvend.
Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropiane, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se nuk është hera e parë që ndodh ky anulim nga ministrja Gervalla.
Ndërsa deputetja nga radhët e VV-së, Arbresha Kryeziu tha se nuk duhet të keqinterpretohet mosprezenca e ministres Gervalla.
“Sidoqoftë duhet me sqaruar me kabinetin e ministrisë, se për çfarë takimi bëhet fjalë dhe nuk është mirë me keqinterpretuar, dhe as me arsyetuar ministren Gervalla në këtë komision sot”, tha ajo.
Depuetja e PDK-së, Blerta Deliu thotë se ministrja Gervalla për të tretën herë me radhë nuk po i përgjigjet komisionit, sipas saj, kjo është një papërgjegjësi.
Deliu thotë se Gervalla ka përmbushur vetëm 16 për qind të punës së saj.
“Për mua është pak e çuditshme, dhe nuk ka asnjë arsyetim. Për tre herë më radhë nuk i përgjigjet kuvendit dhe komisionit, e cila ka përmbushur vetëm 16% të plasnit të saj. Kur një ministre nuk e kryen punën e saj kur nuk kemi anëtarësimi dhe njohje të reja, na nuk kemi asnjë agjendë se për çfarë i del një takim urgjent, unë nuk mund të quaj asgjë më shumë se sa papërgjegjësi”, tha ajo./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...