Ministrja Hajdari thotë se Kosova ka përmbushur pesë pikat të reformës ndërkombëtare rreth pronësisë industriale

11:56 | 24 Nëntor 2021

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se sot Kosova ka përmbushur pesë pikat të reformës ndërkombëtare që kanë të bëjnë më pronësinë industriale.

Hajdari tha se, pret që edhe gjatë nëntorit e dhjetori do të përmbyllin të gjitha pikat për reformë ndërkombëtare.

“Janë tri ligje kryesore dhe janë kërkesë për agjendën e ERA-së. Këto projektligje lidhur më pronësinë industriale, ligji për turizmin. Të gjitha këto janë kërkesë për reformën e agjendës ndërkombëtare. Ne sot e kemi kompletuar plotësisht këtë agjendë pasi në tersi ishin pesë ligje. Ne kemi miratuar gjithashtu ligjin për konkurrencën. Jemi në maksimum për përmbushjen e agjendës për Bashkimin Evropian lidhur më stabilizim asocimit. Më ato që kanë mbetur shpresoj që gjatë muajit nëntor e dhjetor ti përmbushim edhe ato qa kanë mbetur. Ligji për turizmin është mjaft i rëndësishëm pasi s’ka qenë më parë”, këto komente Hajdari i bëri në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara