Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij para fillimit të mbledhjes së Qeverisë, ka konfirmuar se të hënën zëvendëskryeministri, Besnik Bislim dhe emisari Miroslav Lajçak janë dakorduar për një marrëveshje që përmban 4 pika për de-eskalim të situatës.
Kurti ka thënë se synimi i takimit ishte që të krijohen parakushtet për fokus në zbatimin e plotë dhe pa kushte të marrëveshjes bazike të arritur në Bruksel më 27 shkurt dhe aneksin e saj të dakorduar në Ohër më 18 mars.
Tutje, Kurti është shprehur se Kosova mbështet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs.
“Bislimi ka arritur një dakordim me emrirasin Lajçak për këto pika. E para zvogëlimi nё masën e 25% tё prezencës policore nё dhe rreth ndërtesave komunale. E dyta Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerësojnë gjendjen e sigurisë. E treta Qeveria e Kosovës do të bëjë një deklaratë publike ku do të mbështes mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore. E katërta ka të bëjë me ftesë që BE do të bëjë për kryenegociatorët për finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrëveshjen drejt Normalizimit”, tha Kurti./Arbresh.info/
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...