Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me kryetarët e komunave.
Pas fjalës së kryeministrit Kurti, takimi është mbyllur për media për t’i lënë vend diskutimit të kryetarëve me qeveritarët.
Pjesë e këtij takimi janë ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Kryeministri Kurti, gjatë fjalës së tij, kërkoi nga kryetarët e komunave që të rrisin shërbimet ndaj qytetarëve.
“Për nivelin komunal ka një rritje të buxhetit prej 100 milionë eurove krahasuar me vitin paraprak. Kjo duhet të reflektojë edhe në rritjen e shërbimeve komunale karshi qytetarëve tanë, mirëqenies, shëndetësisë, sportit, rinisë e kulturës dhe zhvillimit socio-ekonomik”, tha Kurti./arbresh.info/
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...