Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra lidhur me projektin e gazit amerikan.
Kurti tha se janë angazhuar që të shikojnë mundësitë për ndërtimin e gazsjellësit që do ta lidhte fillimisht Kosovën me Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.
“Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit ka punuar intensivisht për t’i shikuar mundësitë e ndërtimit të gazsjellësit që do ta lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut, e që vazhdon më pas nga Maqedonia e Veriut në Greqi e ku lidhet më pastaj me TAP-in. Pëshembull a do të ishte fizibile që të përdoret për ngrohje qendrore apo do të përdorej vetëm për prodhim të energjisë elektrike, entiteti dhe kushtet e ndërtimit dhe operimit të termocentralit eventual me gaz dhe ndikimin e prodhimit të energjisë elektrike me gaz në çmimin e energjisë”, tha Kurti.
Sipas tij është joserioze që të ngutem e të marrin vendim për gazin për 22 vitet e ardhshme./arbresh.info/
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi
Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes me Real Madri...
Parashkruhet aktakuza për gazin lotsjellës, aktgjykim refuzu...
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosov...