Kryeministri Kurti takohet me drejtuesit e LinkedIn, i fton për investime në Kosovë

09:51 | 10 Maj 2022
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar kompaninë e njohur LinkedIn në SHBA.

Kurti gjatë takimit me drejtuesit e asaj kompanie i ka ftuar që të investojnë në Kosovë.

“Potenciali në fushën e IT-së është në rritje, dhe Kosova ofron një klimë veçanërisht të favorshme investimi për kompanitë amerikane të teknologjisë. Kjo nga ana tjetër do të sigurojë vende të reja pune me cilësi të lartë për qytetarët e Kosovës, siç e ndava gjatë një takimi me drejtuesit e LinkedIn”, ka shkruar Kurti në Twitter./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale