Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se kanë parë se ka pasur lëvizje në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Krasniqi ia bëri disa pyetje Qeverisë rreth propozimit franko-gjerman.
“Kjo ka qenë evidente tash e sa vite. Do të kishte qenë e udhës që qeveria të na kishte thirrur për këtë çështje. Do të duhej ta shtronte në një rrafsh të bashkëpunimit dhe jo të izolimit. Në rast nevoje do të duhet që të kërkon edhe bashkëpunim. Përballë Serbisë jemi bashkë. U dashtë që ta ftojmë ne si opozitë. Edhe në si qytetarë jemi të pa njoftuar. Kjo seancë e thirrur nga ne nuk ka karakter të akuzës, por të shohim se cili është pozicioni i qeverisë. Ne nuk e dimë se cila është përmbajtja e propozimit franko-gjerman. Ne e kemi inkurajuar qeverinë që të punoj me ta. A e parasheh propozimi njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës edhe Serbisë. Kush janë garantuesit e marrëveshjes. A keni garanci nga BE-ja se Kosova do të njihet nga 5 vendet e BE-së. A parashihet vazhdimi i dialogut edhe pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje. Keni dështuar në çdo gjë në rrafshin e brendshëm. E nuk duhet që të dështosh edhe në rrafshin e jashtëm”, tha Krasniqi, në seancën e thirrur nga PDK-ja për të diskutuar rreth dialogut. /arbresh.info/
Mourinho iu afrohet Real Madridit
Çmimi i naftës në rënie, sot deri në 1.64 euro për litër në ...
Tensione në rritje, Trump: Nuk ka afat kohor për t’i dhënë f...
SHBA-të e informuan Tel Avivin kur skadon armëpushimi me Ira...
Rama ndan pamjet nga vizita në Greqi: Ditë e ngrohtë në Athi...
Agjutanti i Gardës Kombëtare të Ajovës përfundon vizitën në ...