Komisioni Përzgjedhës njofton kandidatët që kanë aplikuar në konkursin e shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme nga datë: 04.08.2022 deri më 15.08.2022 për pozitën Zyrtar administrativ, ka bërë shqyrtimin e aplikacioneve të të gjithë aplikantëve që kanë konkurruar.
Sipas njoftimit, Komisioni Përzgjedhës në bazë të nenit 8, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 dhe nenit 9, paragrafi 5 dhe 6 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, njofton aplikuesit të cilët kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e konkursit se Testi me shkrim do të mbahet me datë 17.09.2022.
“Testi do të mbahet në objektin e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik – Universiteti i Prishtinës.
Kandidatët duhet të paraqiten së paku 30 minuta para orarit të përcaktuar për mbajtjen e Testimit, ndërsa ata që nuk paraqiten në terminin – orarin e caktuar si në tabelën e mëposhtme, ose paraqiten pasi që kandidatët janë futur në testim dhe jashtë terminit të përcaktuar nuk do të lejohen ti nënshtrohen testimit”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Trump drejt Kinës për takimin me Xi Jinping, vizita që mund ...
Gjuriq e takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu s’është për nj...
Shkon në Malësi të Madhe – Adion Puka kërkon ‘do...
Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
Kryeministri Kurti u prit në parlamentin e Nordrhein-Westfal...
Mimoza Ahmeti flet për partnerin: 8 vite sakrifica të llahta...