Konfiskohen 20 pajisje të kriptovalutave në veri

15:10 | 16 Prill 2023
A Z

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar Policia e Kosovës sot ka konfiskuar 20 pajisje të kriptovalutave në veri.

Rizvanolli ka thënë se këto zhvillime në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhëniet ndëretnike.

“Një tjetër aktivitet i paligjshëm i minierave të kriptove është ndaluar sot nga Policia e Kosovës, 20 pajisje janë konfiskuar. Këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhënie ndëretnike në Kosovë siç duan të paraqësin disa. Është çështje e sundimit të ligjit kundër aktiviteteve të paligjshme”, ka shkruar Rizvanolli në Twitter./Arbresh.info/