Inspektorati Policor i Kosovës dje në Washington ka pranuar çmimin kryesor për sukses të jashtëzakonshëm operacional.
Bëhet fjalë për operacionin e suksesshëm “Pika 1” dhe “Pika 2” nga i cili janë arrestuar 74 zyrtarë policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Në ceremoninë e mbajtur dje në Washington në kuadër të Ditës së Akademisë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit (ILEA), Inspektoriati Policor i Kosovës ka pranuar çmimin kryesor për sukses të jashtëzakonshëm operacional, si institucion i nominuar në kuadër të operacionit të suksesshëm “Pika 1” dhe “Pika 2” nga i cili janë arrestuar 74 zyrtarë policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion”, ka shkruar Sveçla.
Në këtë ceremoni ishin nominuar 52 shtete dhe çmimi është dhënë nga Nënsekretarja e Shtetit znj. Uzra Zeya.
“Përgëzoj pjesëtarët e IPK-së për punën dhe për çmimin ndërsa ritheksoj sërish angazhimin tonë në forcimin e integritetit brenda secilit institucion të Republikës së Kosovës e në veçanti atyre që garantojnë sundim të rendit e ligjit dhe siguri për qytetarët tanë”, ka shkruar Sveçla./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Aksident i rëndë në Prishtinë, policia përplaset me Taxin ...
Horoskopi ditor për sot
Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu
Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe, ai...
Moti i keq shkakton probleme në Britaninë e Madhe
Inter triumfon ndaj Bolognas, rikthehet në krye të Serie A