Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka vazhduar me kritikat e tij ndaj Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka thënë se kjo qeveri fundin e ka afër, duke theksuar se “me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike”.
Postimi i plotë:
“Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër. Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër”, përfundoi Hoti./Arbresh.info/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë