Mbahet takimi i parë i grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vetingut në sistemin e drejtësisë.
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se vettingu është çelësi për të garantuar sukses afatgjatë.
Sipas saj, ky proces do të mundësoj që brenda sistemit të drejtësisë të kemi gjyqtarë e prokurorë që kanë integritet të lartë, moral dhe profesional.
“Gjendemi sot një hap më afër drejt materializimit të procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Secili qytetarë i Kosovës ka të drejt të ketë një sistem drejtësie që lufton korrupsionin e shkeljet, dhe për një sistem të drejtësisë që është i pavarur nga faktorët të ndryshëm dhe që është efektiv në vënien e drejtësisë. Për fat të keq gjendja në të cilën gjendën sot gjyqësori e prokuroria në vendin tonë shkaktohet pikërisht si pasojë e mos llogaris së transparencës, prandaj për reformën ën drejtësi kanë vendosur qytetarët e Kosovës dhe Vettingu është çelësi për të garantuar sukses afatgjatë në këtë nisëm. Ky proces do të mundësoj që brenda sistemit të drejtësisë të kemi gjyqtarë e prokuror që kanë integritet të lartë moral dhe profesional”.
Tutje, ajo njoftoi se koncept-dokumentin e kanë dërguar për vlerësim në Komisionin e Venecias.
“Po ashtu dje u kam dërguar ftesë të gjitha grupeve parlamentare me qëllim të arritjes së konsensusit politik për reformën në drejtësi, dhe pres që gjatë këtyre ditëve dhe javës së ardhshme që të takohem më të gjithë. Koncept-dokumentin e kemi dërguar edhe në Komision e Venecias. Kemi marrë përgjigje pozitive që i njëjti koncept-dokument, me opsionet që i kemi ndjekur do të trajtohet dhe do të na vijnë përgjigje nga Komisioni i Venecias”, tha ajo./arbresh.info/
“Travel and Tour World”: Berati, destinacioni i përsosur për...
Aksidentohet autobusi që transportonte nxënës, një viktimë d...
Prekëse: Prezantuesja e RTK-së nuk arriti t’i mbante lotët t...
Yll Limani sivjet nuk do të performojë në klube
“Vëllaznimi” reagon për incidentin gjatë ndeshje...
Edi flet për raportin e Dolces me Limin: Me e lëshu veten kë...