Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, e ka vizituar pikën e kalimit kufitar në Morinë ku është takuar edhe me homologun kosovar Xhelal Sveçla.
Ai tha se qëllimi i kësaj vizite është gjetja e një zgjidhje për mërgimtarët që vijnë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare.
Balla theksoi se po i shikojnë mundësitë që të gjejnë një zgjidhje që sigurimi i veturës të paguhet edhe jashtë pikës kufitare.
“Të gjejmë ndonjë modalitet që koha të jetë sa më e shkurtër që pajisjen me siguracion që më mos ta bëjnë në pikën kufitare. Një propozim ka qenë që ta bëjnë brenda një kohe të caktuar kur hyjnë brenda territorit të Kosovës, ose edhe brenda një distance p.sh prej 50 kilometra. Shqetësimi im është që sa kohë mërgimtarët bëjnë udhëtim me orë të tëra nga Evropa për t’u kthyer në Kosovë përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës, koha të jetë shumë e shkurtër”, tha Balla./Arbresh.info/
“Unë doja lekët, hajde mirupafshim”, Rogerti i zhgënjyer pas...
Rama: Marrëdhëniet politike me Spanjën në nivel tjetër, Shqi...
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...