Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka shënuar rritje në të hyrat tatimore për 68 milionë më shumë krahasuar me vitin paraprak.
Në një konferencë për media, drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj ka shpalosur detajet e projekteve të reja, arritjet dhe planifikimet për të ardhmen.
Myrtezaj ka njoftuar se të hyrat në gjashtë mujorin e këtij viti janë 423.2 milionë tatime, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit te kaluar.
Duke theksuar se ka rritje për 68 milionë apo 19 për qind.
Murtezaj tha se pavarësisht sfidave që po ballafaqohet vendi nga ana ekonomike, falë punës që po bëjnë kanë arritur të shënojnë progres në këtë drejtim, shkruan arbresh.info.
“ATK në vitin 2021 ka shënuar rritje të hyrave në 28 %, ne vazhduam në vitin 2022, 21 për qind, kurse tani është vetëm 19 për qind”, tha ai.
Po ashtu, Myrtezaj ka bërë të ditur edhe kontributet pensionale, te cilat gjatë këtij viti janë 129 milionë euro, ndërsa tatime dhe kontribute bashkë 552.3 milionë euro.
“Tanimë duke referuar zhvillimeve të reja të digjitalizimi, ATK është duke punuar në atë fushë. Përveç pjesës vullnetare të përmbushjesh ne jemi te autorizuar të mbikëqyrim dhe kontrolla te tatim shtesë”, shtoi ai.

Ndërsa ai ka folur edhe për inkasimin e borxheve duke shtuar se nga 14 për qind në vitin 2021, në këtë vit është gjashtë. për qind.
“Ne e dimë që kemi qenë të sfiduar në inkasimin e borxheve por jemi duke shënuar progres në këto idikator. Nëse bëjmë krahasim është shënuar progres duke shënuar rënie, në vitin 2021 është 14% ndërsa në vitin 2023, gjashtë për qind.
Tutje, ai ka bërë të ditur edhe hetimet tatimore, ku gjatë këtij viti janë kryer 111 aktivitete për shmangie tatimore, një bastise, 22 raste te hapura nën dyshimin e shmangies tatimore.

Myrtezaj shtoi se synimet e këtyre projekteve janë përmirësimi i përmbushjesh së tatimpaguesve të mëdhenj, zbatimi i Programit Kombëtar për MSA, zbatimi i strategjisë për parandalimin dhe luftën kundër ekonomisë joformale dhe ngritja e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të rrezikut. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...