Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje në mbajtje dy shtetas të huaj, të cilët dyshohen se kaluan ilegalisht kufirin.
“Dje rreth orës 17:50, në fshatin Jashanicë, Komuna e Leposaviçit, Njësitet Policore Kufitare-DRK-Veri, kanë ndaluar automjetin Land Rover, ngjyrë e bardhë, me targa të huaja (ruse), në tw cilin gjendeshin dy persona meshkuj, B.G. (1954) dhe A.F. (1986), me shtetësi franceze, të cilët kishin hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës duke kaluar në mënyrë ilegale vijën kufitare”, thuhet sipas njoftimit të policisë.
Dyshohet se të dyshuarit duke përdorur rrugët ilegale kane hyrë në Republikën e Kosovës, me ç’ rast të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka autorizuar inicimin e rastit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Njësi relevante të Policisë së Kosovës janë duke e trajtuar dhe hetuar rastin./arbresh.info/

Luajti i gjakosur deri në fund të takimit me Atleticon, Ferm...
LDK akuzon MINT për tentim mbulimi të skandalit me njehsorët...
Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...