2 persona bëhen për spital e 7 shoqërohen në Polici pas rrahjes në Aeroportin e Prishtinës

15:12 | 30 Prill 2023
A Z

Dy persona kanë pranuar tretman mjekësor e në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje në Aeroportin e Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, tha Ahmeti./Arbresh.info/

Përleshje fizike e fjalë banale në Aeroportin e Prishtinës