Arrestohet 20 vjeçari nga Ferizaj pasi ka sulmuar nënën e tij fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan arbresh.info.
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.
“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.K (M/K) i moshës 20 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij me inicialet V.K ( F/K) e moshës 47 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët e njësisë për dhunë në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...