Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas fishkëllimave që tifozët ja kanë bërë Granit Xhakës në ndeshjen e sotme Kosovë-Zvicër.
Çitaku riktheu në vëmendje ndeshjen ku Zvicra fitoi ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror dhe Xhaka e Shaqiri bënë simbolin e shqiponjes me duar, shkruan Arbresh.info.
Sipas saj, falë asaj ndeshjeje, mediat më prestigjioze ndërkombëtare iu rikthyen historisë sonë.
Ajo theksoi se kush i fishkëllen Granit Xhakës, i fishkëllen historisë sonë.
Postimi i plotë:
Kam qenë Ambasadore e Kosovës në SHBA kur Zvicra fitoi kundër Serbisë në Kampionatin Botëror. Ato ditë, e gjithë vëmendja mediatike botërore ishte tek ajo ndeshje. Dhe pas golave, pas shqiponjave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, vëmendja u rrit edhe më shumë.
Fale asaj ndeshjeje, mediat më prestigjioze ndërkombëtare iu rikthyen historisë sonë: folën për luftën tonë, për shtypjen dhe gjenocidin serb, për dhimbjet që kemi kaluar, për atë që na ka mbajtur në këmbë. Folën për diasporën tonë dhe rolin vendimtar që ajo ka pasur në mbijetesën dhe forcimin e Kosovës. Folën për babain e Granitit, që ishte i burgosur politik. Folën për Xherdanin dhe rrugëtimin e tij.
Të gjithë duam që Kosova të fitojë sonte. Por një gjë duhet thënë qartë: kush i fishkëllen Granit Xhakës, i fishkëllen historisë sonë./Arbresh.info
Ndryshe, Granit Xhaka në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ sa herë që po e prek topin është vërshëllyer nga tifozët në stadium.
Kjo mund të jetë shkak i disa deklaratave të tij të bëra disa ditë më parë, lidhur edhe me dy futbollistët e Kosovës Leon Avdullahu e Albian Hajdari./Arbresh.info
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...