Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në përmbyllje të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), deklaroi se Deklarata e Tiranës nuk u miratua nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.
Sipas tij, Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e votuan dokumentin përfundimtar.
“Deklarata e përbashkët ishte dokumenti i Tiranës dhe u votua nga shumica e vendeve anëtare të SEECP-së. Serbia dhe Bosnja vendosën të mos e miratojnë, çka është e drejta e tyre sovrane. Megjithatë, me Kosovën ramë dakord për një deklaratë shtesë, ku u theksua se sanksionet e vendosura ndaj saj janë të padrejta dhe duhet të zgjidhen sa më parë, pasi nuk ndëshkojnë politikanët, por qytetarët e Kosovës”, u shpreh Presidenti Begaj.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal përballë sfidave globale:
“Çfarëdo që ndodh sot në botë, është një rrezik edhe për rajonin tonë,” tha presidenti.
Samiti i SEECP-së u mbajt këtë të hënë në Tiranë, nën drejtimin e Presidentit Begaj, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit. Në përfundim, ishte planifikuar firmosja e deklaratës para fotos zyrtare të liderëve, por kjo nuk ndodhi./EURONEWS.AL
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C