Rritja e çmimeve, Kurti: Javën tjetër do te kemi një pako shtesë

10:31 | 27 Tetor 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për rritjen e çmimeve të produkteve esenciale në Kosovë.

Kurti ka thënë se rritja e çmimit të energjisë ka nxitur edhe rritjen e çmimit të vajit dhe produkteve tjera.

Ai në mbledhjen e Qeverisë bëri thirrje që të mos kritikohet qeveria për këto rritje, pasi që sipas tij, kritikuesit mund ta përkeqësojnë situatën.

Kryeministri ka premtuar pako shtesë e cila sipas tij, do të ndihmojë qytetarët.

“Ju ftoj ta ruani qetësinë, po punojmë për një pako masash që do t’i ndërmarrim që do t’iu vijnë në në ndihmë t’i tejkaloni vështirësitë financiare. Fushata që në qendër ka fajësimin e Qeverisë, për efekt mund të ketë veçse shtrimin e terrenit për manipuluesit për të ngritur çmimet duke e përkeqësuar situatën, ndërsa në anën tjetër do të nxisë frikë, nervozë e panik te qytetarët si konsumatorë. Pasojat e pandemisë në ekonominë globale po e afektojnë edhe Kosovën duke ndikuar në rritjen e çmimeve të shumë produkteve esenciale, gjithsesi kjo rritje me ritëm shumë të shpejtë ndikoi edhe në shtetet më të zhvilluara”, ka thënë Kurti. /arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara