Reshje dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

20:02 | 12 Janar 2025
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se cikloni nga jugu i Italisë dhe Deti Jon, do të kushtëzoj mot me reshje dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

“Një ciklon që ka ardhur nga jugu i Italisë dhe rajoni i Detit Jon ka sjellë reshje intensive në disa zona, kryesisht me lartësi mesataren dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin.”, thuhet në njoftim.

Kjo situatë meteorologjike pritet të vijojë me reshje të reja bore, kryesisht ditën e hënë.

Ngricat tashmë janë prezente në të gjitha zonat, duke e bërë qarkullimin më të vështirë.

IHMK ka rekomanduar shmangien e udhëtimeve të panevojshme duke thënë se reshjet do të vazhdojnë

Parashikimi i Motit për Datat 13-17 Janar 2025

E Hënë, 13 Janar 2025

Moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme të bores, me intensitet të dobët deri mesatar. Në orët e mëngjesit priten ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5°C dhe -3°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në -1°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

E Martë, 14 Janar 2025

Moti mbetet kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 0°C deri në 2°C. Era do të jetë e lehtë nga drejtimi verilindor.

E Mërkurë, 15 Janar 2025

Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet -6°C dhe -3°C, ndërsa maksimalet do të jenë nga -2°C deri në 0°C. Era do të jetë e dobët, me shpejtësi 1-3 m/s nga verilindja.

E Enjte, 16 Janar 2025

Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes kushte për mjegull dhe ngrica ,Temperaturat minimale do të luhaten nga -6°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga -2°C deri në 2°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

E Premte, 17 Janar 2025

Moti do të jetë i vranët, me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës.Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të variojnë nga -8°C deri në -4°C, ndërsa maksimalet nga -1°C deri në 4°C. Era do të jetë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi 1-2 m/s./Arbresh.info/