Dy armë dhe 52 fishekë janë konfiskuar nga Policia Kufitare, mëngjesin e së shtunës.
Sipas raportit të policisë, armët dhe municioni janë gjetur në dy raste në rrugën Radavc – Rugocë, shkruan Arbresh.info.
Në të dyja rastet, të dyshuarit nuk kishin leje për bartje, por vetëm për rekreacion.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE · Rruga Radavc – Rugocë 12.04.2025 – 09:00. Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 12 fishekë, për të cilën i dyshuari nuk kishte leje. Lidhur me rastin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt.”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Carabao Cup mes Ar...
Vdes tragjikisht 19 vjeçari shqiptar, ra nga skelet ne Angli
Protesta e opozitës, 1400 efektivë policie në terren për gar...
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...