Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme pas sulmit në Zubin Potok ku u dëmtua kanali kryesor i Ibër -Lepencit tha se nëse nuk riparohet shpejt rrezikon që një pjesë e vendit të mbetet pa energji elektrike qysh nesër.
Ai ka thënë se ky është një sulm kriminal dhe terrorist.
“Sonte u desh të mblidhemi në këtë orë të vonë për të informuar opinionin publik mbi sulmet e fundit të rënda, kriminale, terroriste e dashakeqe që po vijojnë të na vijnë, ne besojmë nga fqinji ynë verior agresiv e armiqësor. Vetëm ditëve të fundit patëm sulm me granata dore në Stacionin e Policisë në Zvecan, mbrëmë u hodh mjet shpërthyes në afërsi të objektit të Komunës së Zvecanit e sonte ishte akti më I rëndë kur rreth orës 19:00 në afërsi të fshatit Vrragë të Ziubin Potokut me mjete shpërthyese u dëmtua kanali kryesor i IBër-Lepencit prej nga furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë si dhe KEK për ftohjen e termoelektraanave për prodhimin e energjisë elektrike.”, tha ai.
” Një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit është dëmtuar nga një shpërthim i detonuar. Policia jonë tashmë është në vendin e ngjarjes, Furnizimi me ujë të pijes është ndërprerë përkohësisht. Ky është sulm kriminal dhe terrorist i cili ka synuar ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike, mase edhe më të rëndësishmen që kemi. Pa dyshim që ishte tentativë e rrezikimit të furnizimit me energji elektrike dhe ujë në vendin tonë. Ky është sulm kriminal dhe terrorist që ka synuar ta dëmtojnë infrastrukturën tonë kritike dhe ishte tentativë e rrezikimit të furnizimit me energji elektrike. Sulmi është kryer nga profesionist. Ne besojmë se vjen nga bandat e dirigjuara dhe orkestruara nga Serbia, në rastin konkret duke përdoru një sasi të madhe të eksplozivit në një nyje kyçe ku riparimi është i vështirë. Nëse dëmi nuk riparohet një pjesë e Kosovës rrezikon të mbeten pa energji që nesër në mëngjes. Disa qytete dhe një pjesë e Prishtinës rrezikojnë të mbeten pa ujë të pijshëm”, tha Kurti./Arbresh.info/
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit