Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë një mesazh frymëzues për ndjekësit e tij në Facebook, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit, punës dhe përgjegjësisë.
Ai ka theksuar se ka një rregull që e ka udhëhequr gjatë karrierës së tij politike dhe personale.
“Ka një rregull të pashkruar që më është dëshmuar në jetë e politikë: Kur dikush nuk arrin të vendosë rregull në një tryezë diskutimi, duhet lënë vendin për ata që dinë të sjellin rend dhe zgjidhje.”, tha ai.
“Kjo më ka udhëhequr në çdo hap – edhe atëherë kur të tjerët bënin zhurmë, unë punoja në heshtje për ta gjetur rrugën drejt zgjidhjes. Koha po i tregon të gjitha. Një përqafim i sinqertë për të gjithë miqtë që e vlerësojnë punën, qetësinë dhe rezultatin.”, përfundoi ai./Arbresh.info
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...