Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas tragjedisë në Jabllanicë të Gjakovë ku humbën jetën tre fëmijë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se çdo shprehje e ngushëllimeve të mia nuk e mbërrin brengën që mbart për familjet Rama, Morina dhe Mehmeti për humbjen e bijve të tyre, shkruan Arbresh.info.
“Dhimbje e pikëllim i madh në Jabllanicë, Gjakovë e në mbarë Kosovën. Mbrëmë tri familje të të njëjtit fshat, fshatit Jabllanicë, humbën tragjikisht tre fëmijë në moshë të njomë e të ëndrrave për një jetë që nis. Çdo shprehje e ngushëllimeve të mia nuk e mbërrin brengën që mbart për familjet Rama, Morina dhe Mehmeti për humbjen e bijve të tyre. Në këto momente të vështira qëndrojmë pranë tyre dhe ndajmë dhimbjen e madhe me ta.”, thuhet në njoftim.
“Shpirtat e tyre të njomë u prehshin në paqe!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...