Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se Basha nuk duhet të mbajë më post publik, pasi ka fyer historinë e Kosovës.
Ai theksoi se kushdo që kandidon për poste shtetërore duhet të ketë një të kaluar të pastër dhe të mos ketë sulmuar vlerat kombëtare.
“Ti nuk mundesh me qenë kryetar Kuvendi, i cili ka pasë punim shkencor që ka fyer, shtrembëruar, etiketuar dhe akuzuar historinë e kombit të vet dhe gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk kam pa fyerje më të madhe”, tha Limaj , në emisionin CONTEXT në ATV.
Sipas tij, Basha ka ofenduar edhe diasporën shqiptare, duke e lidhur padrejtësisht me rrjete kriminale dhe trafik droge.
“Procesi i lirisë së Kosovës është financuar përmes djersës së qindra-mijëra burrave e grave në diasporë. Ata kanë mbajtur gjallë arsimin, shëndetësinë dhe jetën paralele në vitet ’90. Shkru me një punim shkencor që kjo është financuar nga bandat dhe kartelat e drogës është fyerja më e rëndë që i bëhet diasporës sonë”, u shpreh Limaj.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...