Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Koordinatorin e ri për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley, të cilin e uroi për emërimin dhe i shprehu mirëseardhje në Kosovë.
Kurti vlerësoi lart bashkëpunimin e vazhdueshëm me ekipin e OKB-së në Kosovë (UNKT) si partner të besueshëm në forcimin e qeverisjes dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Ai e falënderoi për mbështetjen afatgjate të dhënë për Kosovën.
Gjatë takimit u theksuan disa prej bashkëpunimeve më të suksesshme në luftën kundër korrupsionit, edukimin e hershëm, trashëgiminë kulturore e banimin social.
U ritheksua gatishmëria e qeverisë për të thelluar partneritetin me UNKT në drejtim të: zhvillimit të kapitalit njerëzor përmes arsimit gjithëpërfshirës, shëndetësisë cilësore, mbrojtjes sociale, sundimit të ligjit e qeverisjes së mirë.
Në fund, kryeministri në detyrë shprehu bindjen se udhëheqja e O’Malley do ta avancojë partneritetin ekzistues në një nivel edhe më të lartë gjatë ciklit të ri të planifikimit 2026–2030, duke u bazuar në parimet e përbashkëta të gjithëpërfshirjes, barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut./Arbresh.info/

Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1