Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ushtruesen e detyrës së shefes së misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor.
Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve tona dhe OSBE-së, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, u diskutua edhe procesi i funksionalizimit të plotë të zyrës për harmonizim gjuhësor.
Kjo zyrë do të sigurojë përkthimin e saktë në tri gjuhë të të të gjitha akteve juridike, për më shumë profesionalizëm, efikasitet e realizim të plotë të drejtave themelore.
Në vijim, u bisedua edhe për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët dhe hapat e radhës për vazhdimësinë e funksionimit të kësaj zyre.
Kurti e falënderoi Taylor për takimin e bisedën e frytshme duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit të dyanshëm./Arbresh.info/

Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot