Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për pesë të dyshuarit për “mashtrim” me bitcoina.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ndryshe, dje Policia dhe Prokuroria ka zhvilluar një aksion ku janë bastrisur pesë lokacione në Prishtinë, Kamenicë dhe në Viti.
Nga ky aksion janë arrestuar pesë persona, prej tyre një zyrtar i Shërbimit Korrektues.
“Personat me inicialet: B.Sh., B.H., V.C., B.B. dhe L.B., dyshohen se nga muaji janar-prill 2024, në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete i kanë vënë në lajthim palët e dëmtuara, kinse do t’iu shesin bitcoina, duke i nxitur kështu të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe me këto veprime kanë arritur të përfitojnë shuma të konsiderueshme të parave. Në këtë çështje penale janë në kërkim edhe dy (2) persona të tjerë të dyshuar, të cilët nuk janë gjetur në objektet përkatëse”, thuhej në njoftim.
Nga bastisjet e realizuara janë sekuestruar fatura e prova të tjera, të cilat do të shërbejnë në procedurën penale./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
LAJMI I FUNDIT/Policia dhe Prokuroria po zhvillojnë disa aksione për mashtrim në disa lokacione
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...